Vdes në moshën 45-vjeçare ish-sulmuesi i Premierligës dhe Belgjikës - NACIONALE

Vdes në moshën 45-vjeçare ish-sulmuesi i Premierligës dhe Belgjikës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sulmuesi i Belgjikës dhe Premierligës, Cedric Roussel, ka vdekur të shtunën pasdite si pasojë e një sulmi në zemër.

Roussel, i cili kishte luajtur për Coventry dhe Wolves në Angli gjatë karrierës së tij të gjatë, vdiq në moshën 45-vjeçare.

Ai i kishte bërë tri paraqitje për Kombëtaren e Belgjikës në vitin 2003.

Ai e kaloi shumicën e karrierës me Mons në Belgjikë, për të cilin luajti gjatë dy periudha të ndryshme, së pari në vitin 2003 si i huazuar nga Wolves e pastaj nga 2007 deri më 2010 me kontratë të përhershme.

Në vitin 2003 në Mons, ai ishte golashënuesi më i mirë në Jupiler Pro League, me 22 gola në atë sezon.

Pasi u pensionua më 2015, ai e nisi karrierën në patundshmëri por vdiq sot në moshën 45-vjeçare.

Në një reagim në Twitter, Belgjika shkroi mbi një fotografi të tij në fanellën e kombëtares: “Ngushëllime familjes dhe miqve të Cedric Roussel”.

Coventry, ku Roussel e shijoi një partneritet të shkurtër por të suksesshëm me Robbie Keane, shkroi: “Coventry City është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e ish-sulmuesit tonë Cedri Roussel, në moshën 45-vjeçare”.

Cedric i luajti 43 ndeshje për të kaltrit në sezonin nga viti 1999 deri më 2001, duke i shënuar 11 gola.”

Lajme të ngjashme