UEFA nis hetim ndaj Barcelonës për pagimin e zyrtarit të gjyqtarëve - NACIONALE

UEFA nis hetim ndaj Barcelonës për pagimin e zyrtarit të gjyqtarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

UEFA e ka nisur një hetim ndaj pagesave që Barcelona ia kishte bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Spanjës.

Shtëpia e futbollit evropian ika caktuar inspektorët e Komitetit Disiplinor dhe të Etikës për të hulumtuar rreth dyshemeve se Barça pagoi për vendime të favorshme të gjyqtarëve të futbollit.

Në Spanjë, prokuroria ka ngritur aktakuzë për korrupsion dhe shkelje të besimit ndaj Barcelonës.

Prokurorët dyshojnë se Barça ia pagoi 8.4 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira dhe kompanisë së tij Dasnil 95.

Barcelona, e cila i mohon akuzat, e ka pranuar se pagesat i ishin kompanisë Dasnil 95 nga viti 2001 deri në vitin 2018.

UEFA ka thënë: “Inspektorët e Komitetit Disiplinor dhe të Etikës janë caktuar për ta kryer një hetim në lidhje me shkeljet e mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Barcelona, në lidhje me rastin e ashtuquajtur ‘Caso Negreira’”.

Pagesat, që u zbuluan nga radioja Ser Catalunya, u bënë publike pas një hetimi nga autoritetet tatimore ndaj kompanisë Dasnil 95.

FC Barcelona e arriti dhe e ruajti një marrëveshje verbale tejet konfidenciale me Jose Maria Enriquez Negreira në mënyrë që, në kapacitetin e tij si zëvendëspresident i komitetit teknik të gjyqtarëve (CTA) dhe në shkëmbim të parave, ky i fundit ndërmerr veprime që kanë për qëllim t’i ndihmojnë Barcelonës në vendimet e gjyqtarëve”, ka thënë zyra e prokurorit në Spanjë.

Përveç ndaj klubit dhe Negreiras, aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-presidentëve të Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell.

Aktakuzat janë ngritur nga zyra e prokurorit publik të Barcelonës.

Lajme të ngjashme