Tronditet futbolli, ish-futbollisti austriak vritet në qendër të Vjenës - NACIONALE

Tronditet futbolli, ish-futbollisti austriak vritet në qendër të Vjenës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bota e futbollit është tronditur orëve të fundit, pasi ish-futbollisti i Kombëtares së Austrisë me prejardhje turke, Volkan Kahraman (43-vjeçar), është vrarë në mes të një rruge në Vjenë, pas një zënke me një person, i cili më vonë u vetëvra.

Një ngjarje e papritur e ka shokuar Austrinë. Një rrugë në Vjenë u mbulua me gjak, pas një vrasjeje që u shkaktua. Viktima është Volkan Kahraman, ish-futbollisti i kombëtares austriake.

Personi që ishte duke u grindur me Kahraman, ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të ish-futbollistit Kahraman, që ishte me prejardhje turke.

Ai është goditur në kokë. Pasi është lënë i vdekur në rrugë, personi që ka shtiu me armë u vetëvra. Kjo ngjarje raportohet se ka ndodhur gjatë paradites të ditës së sotme.

Ndërhyrja e ekipeve mjekësore ka qenë e shpejtë në përpjekje për t’i shpëtuar dy personat e përfshirë në këtë konflikt, por ka qenë e pamundur, sepse ata vetëm se ishin pa shenja jete.

Kahraman ishte përfshirë gjatë viteve të ’90-ta në mesin e talenteve më të mirë të futbollistit austriak. Për shkak të cilësive të tij që posedonte atëbotë, ai kishte arritur ta fitonte edhe ftesën e Kombëtares së Austrisë.

Megjithatë, ai nuk arriti që ta menaxhojë mirë karrierën e vet, duke humbur shkëlqim pas pak vitesh. Karrierën e filloi te Feyenoord si kadet, ndërsa më pas kaloi te skuadra tjetër holandeze, Excelsior.

Më pas në vitin 2002 u transferua në ASKO Pasching, gjegjësisht në klubin austriak. Falë paraqitjes së parë në kampionatin respektiv ai mori ftesën nga kombëtarja e parë austriake, kur pati mundësi të luajë në dy raste me fanellën në fjalë.

Lajme të ngjashme