Trajneri serb në Superioren e Shqipërisë: Te Skendërbeu ndihem si të isha te Crvena Zvezda - NACIONALE

Trajneri serb në Superioren e Shqipërisë: Te Skendërbeu ndihem si të isha te Crvena Zvezda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i vetëm serb në Superioren e Shqipërisë, Ivan Gvozdenovic, ka thënë se në Korçë te Skënderbeu ndihet si të ishte te Crvena Zvezda. Skuadrën e parë serbi e futi në ligën më elitare, ndërsa me këtë të dytën u paraqit si futbollist.

Gvozdenovic në Shqipëri për herë të parë erdhi si futbollist, kur në vitin 2010 u transferua në kryeqytet te Tirana, pastaj për të kaluar te Skënderbeu dhe Kukësi, te këta të fundit e përmbylli karrierën si futbollist në vitin 2015.

Albanci se dive Srbinu Ivanu Gvozdenoviću

Po në këtë vit ai vazhdoi si zëvendës-trajner fillimisht te Tirana, për një kohë të shkurtër, pastaj te Kukësi dhe përsëri në kryeqytet për një sezon (2016/17).

Pesë vite më vonë ai u kthye sërish në Shqipëri, veçse tani në rolin e trajnerit. Ai mori drejtimin e Skënderbeut në Ligën e Parë të Shqipërisë në sezonin 2022/23 dhe arriti ta fusë skuadrën nga Korça në Superiore, pasi u shpallën kampion në Kategorinë e parë.

Në Korçë e cilësojnë si trajneri i “artë”, Ivan GVOZDENOVIÇ mban “pezull” Skënderbeun – Newsport.al

Ndër të tjera, ish-futbollisti dhe tani trajneri serb tha se në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e tij, saktësisht te Crvena Zvezda, ku pati kulmin e karrierës së tij.

“Ndihem sikur jam trajner te Crvena Zvezda. Këtu gjithçka është bardh e kuq edhe fanellat kanë këtë ngjyrë(ngjyrat që simbolizojnë skuadrën serbe). Atmosfera është shumë e mirë këtu, njerëzit janë të buzëqeshur dhe shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. Skënderbeu i ka të gjitha për të qenë sërish një skuadër e madhe në nivelin që ka qenë dikur. Kemi kushte të mira pune, mbështetje të qytetit, kemi tifozë të mrekullueshëm si dhe presidenti Ardian Takaj që na qëndron pas, por gjithsesi që duhet kohë për të shkuar aty ku Skënderbeu ishte më parë.”

Lajme të ngjashme