Trajneri i PSG-së reagon ndaj akuzave për racizëm
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka reaguar për herë të parë pas akuzave se ai kishte bërë komente raciste gjatë kohës sa ishte trajner i Nice.
Siç u raportua nga RMC Sport të mërkurën, francezi dyshohet t’i ketë fyer disa lojtarë afroamerikanë dhe myslimanë në ekipin e Ligue 1.
Të premten, Galtier foli për herë të parë rreth këtyre akuzave në një komunikatë për media
“Jam i tronditur nga komentet që janë bërë dhe transmetuar nga disa persona në mënyrë të papërgjegjshme dhe kjo lëndon humanizmin tim. Unë jam rritur në një vend të përzier dhe në vlerat respektit për të tjerët, pavarësisht origjinës, ngjyrës apo prejardhjes së tyre. Tërë jetën time si njeri dhe si futbollist jam kujdesur për t’i ndarë gjërat me të tjerët dhe për të jetuar mirë me të tjerët. Nuk mund të pranoj që emri im dhe i familjes time të njolloset në mënyrë të tillë”, tha ai.
Ai shtoi: “Unë kam vendosur që ta sulmoje këdo që shkel nderin tim, kam besim në drejtësinë e vendit tim dhe mund të jem i kënaqur vetëm me hapjen e hetimeve. Java që kalova? Ishte shumë e vështirë. Por u strehova në punën time. Momentet që kaloja me ekipin më lejuan të përballoja gjithçka që thuhej për mua.”
PSG ka mohuar se ka hapur investigim rreth kësaj çështjeje dhe ka ofruar siguri për Galtier dhe familjen e tij./Orselina Lazraj/