Trajneri i Lilles: Edon Zhegrova është një lojtar ekipor, ishte vendimtar ndaj Montpellier
Trajneri i Lilles, Paul Fonseca ka lavdëruar sulmuesin Edon Zhegrova për paraqitjen ndaj Montpellier.
Kosovari u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Montpellier duke ndihmuar me disa pasime në përmbysjen nga 0:1 në 2:1.
Pas ndeshjes, Fonseca për faqen zyrtare të Lilles konfirmoi se Zhegrova nuk ishte titullar pasi nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike, por i dha lëvdata për paraqitjen e bërë.
"Nuk pendohem se vendosa të njëjtin formacion ndaj Angers, sepse Edon nuk është gati të luajë për 90 minuta, Ismaily dhe Bafode gjithashtu. E di që nuk janë shumë mirë fizikisht dhe nuk mund të luajë një ndeshje të plotë".
"Kishim në pjesë të parë, ndeshja ishte dominuar. Por ne duhet të rrezikonim më shumë, në rastet një kundër një, në ato me më shumë shpejtësi. E di që Edoni ka stërvitur vetëm tre herë, prandaj është vështirë që të niste titullar".
"Por, ai ishte gati të luante 45-50 minuta dhe ishte vendimtar. Sot e vetmja gjë për të që e la mbrapa ishte gjendja fizike. Është një lojtar ekipor, e kupton mirë lojën dhe situatat e ndryshme mirë dhe rastet kur duhet të rrezikojë", deklaroi Fonseca.
Këtë edicion për Lille, Zhegrova ka zhvilluar 21 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime.