Tottenhami nënshkruan me talentin holandez për 40 milionë euro
Tottenham Hotspur ka nënshkruar me talentin holandez, Micky van de Ven, pas një marrëveshje me Wolfsburgin për 40 milionë euro, me 22-vjeçarin që do të qëndrojë te skuadra nga Londra për gjashtë vitet e ardhshme.
22-vjeçari, i cili u transferua në Wolfsburg në vitin 2021, bëri 41 paraqitje për skuadrën e Bundesligës në të gjitha garat, ndërsa ai është paraqitur edhe për ekipin e Holandës U-21 11 herë.

Në Wolfsburg, Van de Ven u vendos në një mbrojtje me tre, si dhe në disa raste në katërshe kur klubi përfundoi e teta në renditje.
"Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Micky van de Ven nga VfL Wolfsburg, me leje ndërkombëtare dhe leje të punës," thanë nga Spurs në një deklaratë.
We are delighted to announce the signing of Micky van de Ven ✍️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 8, 2023
“Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë me klubin që do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 37”.
Our new number 37 ✅ pic.twitter.com/pwzuYxJ5e3
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 8, 2023
Van de Ven ndjek nënshkrimet e përhershme të James Maddison, Pedro Porro, Guglielmo Vicario, Manor Solomon dhe Ashley Phillips.
Spurs e hapin sezonin e tyre në Premierligë në udhëtim te Brentford të dielën.