Toni Kroos: Nuk me vjen keq për Eden Hazardin
Mesfushori Toni Kroos insiston se nuk i vie keq aspak për situatën e bashkëlojtarit Eden Hazard te Real Madridi.
Ish anësori i Chelseas assesi nuk arriti ta gjejë vetën në "Santiago Bernabeu" që prej transferimit në vitin 2019 për 130 milionë funte.
Mirëpo, Kroos thotë se nuk i vjen keq për belgun edhe pse ky i fundit s'ka minutazhë nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
"Është situatë e vështirë për të që një kohë e gjatë. Por keqardhja nuk ka vend në futboll".
"Nuk besoj që Eden ka një jetë të keqe. Ti mund të ndihesh keq për njerëzit që kanë një jetë më të keqe".

"Nuk është vetëm shkaku i parave. Nuk më vjen keq për askënd në futboll. E njoh Eden shumë mirë, shpesh jemi bashkë. Por, ndihem keq për njerëzit që janë shumë keq dhe Eden nuk është një prej tyre".
Edhe trajneri Carlo Ancelotti së fundmi deklaroi se nuk i intereson pse belgu nuk zhvillon minuta pasi dëshiron t'i fitojë ndeshjet.
"Nuk jam këtu për t'iu dhënë minuta secilit lojtarë, jam këtu për të fituar ndeshjet".
"Vendosi 11-shen më të mirë për të fituar ndeshje. Nuk më intereson sa para i fitojnë ose moshën e tyre, është vetëm për paraqitjet e tyre".