The Times: Lionel Messi afër marrëveshjes për kalimin te Inter Miami - NACIONALE

The Times: Lionel Messi afër marrëveshjes për kalimin te Inter Miami

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Miami është afër ta kompletojë marrëveshjen me Lionel Messin, pasi skuadra amerikane është e sigurt se argjentinasi do të nënshkruajë pas Kupës së Botës në Katar.

Presidenti i Inter Miamit, David Beckham pret që Messi të largohet nga Paris Saint-Germanin në fundin e sezonit dhe në një marrëveshje të realizuar që do ta bëjë 35-vjeçarin më të paguarin në historinë e MLS-së.

"The Times" raporton se Miami është duke shikuar të përforcohet me Messin dhe dy ish bashkëlojtarët e tij, Cesc Fabregas dhe Luis Suarez.

Suarez iu ribashkua ekipit të fëmijërisë Nacional, derisa Fabregas është duke luajtur në Serie B te Como.

Miami asnjëherë nuk ka mohuar se vërtetë e duan Messin. Në qershorin e kaluar, Jorge Mas që është drejtues pranë Beckham tha se shpresojnë ta transferojnë një ndër lojtarët më të mirë në histori te MLS.

Beckham foli për ambiciet e mëdha të klubit dhe Phil Neville gjatë një interviste për "The Times" në shkurt kishte konfirmuar dëshirën për ta transferuar nga PSG.

"Ky klub gjithmonë dëshiron të sjellë yje te Miami dhe shumë top yje duan të vinë këtu shkaku i asaj ku jemi ne", theksoi Neville, kontrata e trajnerit e cila u vazhdua edhe për një edicion pasi arriti play-offin.

Lokacioni është favoriti kryesor për Messin. Është e kuptueshme se ai ka shtëpi në Miami dhe shijon gjithmonë pushimet me familjen aty. "Do të doja të luaja në Amerikë një ditë, ishte gjithmonë në ndër ëndrrat e mia", theksoi shtatë herë fituesi i Topit të Artë për media në vitin e kaluar.

Influenca e Beckham gjithashtu shihet si një pjesë kyçe e kësaj marrëveshje. Si një ambasador në këtë Kupë të Botës, ai ka kontakte direkte me drejtuesit e PSG-së, derisa lidhja me Messin është forcua falë firmës "Adidas".

Tjetër favor për Miamin është fakti që kontrata e Messit me PSG-në skadon në fundin e sezonit, duke i dhënë lirinë që të zgjedhë të ardhmen. Kur kaloi te PSG nga Barcelona ishte një marrëveshje dyvjeçare në vlerë 1.2 milionë funte për javë.

PSG gjithashtu do të provojë t'ia vazhdojë kontratën në "Parkun e Princave" në rast që lojtari dëshiron ta vazhdojë karrierën nëse e fiton Kupën e Botës muajin tjetër. Pas një humbje befasuese nga Arabia Saudite, Argjentina u këndell me fitore 2:0 ndaj Meksikës.

MLS në të kaluarën ka sjellë disa emra, përfshirë vetë Beckhamin.

Gjatë sezonit të rregullt 2022, MLS mburrej me një pjesëmarrje mesatare prej 21,033, me një total prej 10 milionë spektatorësh një rekord për ligën.

Por Miami është në mesin e shumicës së klubeve, frekuentimi mesatar i të cilëve është shumë më i ulët se kapaciteti i tyre i stadiumit. Në sezonin 2022, Miami shiti më pak se 13 mijë bileta kur stadiumi i tyre DRV PNK mund të mbajë 18 mijë spektatorë.

Në verë, Mas përshkroi ambiciet e Miamit kur u pyet për sjelljen e Messit në klub.

“Epo, shikoni, edhe David Beckham edhe unë aspirojmë të sjellim lojtarët më të mirë në botë këtu në Miami, jo vetëm për shkak të projektit që ne po krijojmë”.

“Ne duam të jemi pika e referencës për futbollin në Shtetet e Bashkuara, por kur flisni për lojtarët më të mirë në botë, Leo është padyshim lojtari më i mirë në planet.

“Shpresoj se do të plotësohen kushtet që ai të jetë atje, duke luajtur me fanellën e Inter Miami. Ne aspirojmë për këtë. Shpresoj të jepen rrethanat. Nuk kemi asgjë të garantuar, nuk ka marrëveshje, por unë jam një njeri shumë optimist dhe shpresoj që në të ardhmen Leo Messi të jetë pjesë e projektit tonë.

“Ka shumë katalanas këtu: është Xavi Asensi, Victor Oliver, i cili sapo ka ardhur nga Barcelona për të sjellë tema për të ardhmen.

“Ne do të ndërtojmë një stadium të ri. Isha me Joan Laporta [presidentin e Barcelonës]. Është ajo që unë aspiroj, që Inter Miami të ketë marrëdhënie të ngushta me këtë lloj klubi”, tha ai për “Sport Central”.

Lajme të ngjashme