The Athletic: Kylian Mbappe dëshiron largimin nga PSG-ja që t'i bashkohet Real Madridit
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka dëshirë të largohet nga Paris Saint-Germain që t'i bashkohet Real Madridit, kështu se paku raporton mediumi i njohur "The Athletic".
Sipas tyre, "Los Blancos" janë duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me një qendërsulmues, i cili mund të luajë edhe në pozitën e anësorit të djathtë.
Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG që t'i bashkohet Realit dhe do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në vitin 2024, nëse nuk e aktivizon opsionin e vazhdimit edhe për një vit. Pavarësisht që skuadra spanjolle u dëshpërua verën e kaluar, vazhdojnë ta shohin nga afër situatën e sulmuesit, por gjasat janë të vogla që ky i fundit të largohet në verë.
Përpos francezit, në "radarin" e Realit është edhe Erling Haaland, i cili ka dy klauzola lirimi në kontratën me Manchester Cityn: 200 milionë euro në 2024 dhe 175 milionë euro në vitin 2025.
⚡️
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) February 10, 2023
Real Madrid know they need a striker and are looking at options
The club have inquired about various players and are studying a range of profiles
🚩 More details at @TheAthleticFC with @GuillerRai https://t.co/B0B9ehalt3
Sidoqoftë, Reali pritet të jetë aktiv qysh në afatin e verës por rol kyç do të luajë pjesa e mbetur e sezonit, pra nëse pas Kupës së Botës për klube do të arrijnë të këndellen dhe të vazhdojnë garën për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.
Mediumi britanik gjithashtu zbulon se Real Madrid ka provuar t'i shet Eden Hazardin dhe Mariano Diazin gjatë katër afateve të fundit kalimtar, por assesi nuk arritën. Belgu ka kontratë deri në vitin 2024, derisa qendërsulmuesi do të largohet në verë pasi i skadon kontrata dhe klubi madrilen nuk do t'ia vazhdojë.
Real Madrid ka nënshkruar me talentin brazilian Endrick duke mposhtur PSG-në, Chelsean dhe Barcelonën në garë, derisa gjithashtu po vëzhgojnë nga afër talentin e ekipit të dytë, Alvaro Rodriguez, i cili debutoi së fundmi për ekipin e parë në Kupën e Mbretit ndaj Cacarenos.