Tensioni mes Juventusit dhe Allegrit kulmoi me vendimin e zonjës së vjetër për ta përjashtuar nga projekti mbrojtësin veteran
Tensioni mes Massimiliano Allegrit dhe Leonardo Bonuccit filloi në vitin 2017 dhe kulmoi me vendimin për ta përjashtuar veteranin qendërmbrojtës nga projekti i zonjës së vjetër, duke shtyrë atë të kërkojë një skuadër në afatin kalimtar të verës.
Bonucci u largua nga skuadra në mënyrë të çuditshme nga një ndeshje e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Portos në 2017 pas një debati me Allegrin në ndeshjen e mëparshme në shtëpi në Serie A kundër Palermos.
Siç theksohet nga Gazzetta, mbrojtësi i kishte kërkuar Allegrit që të zëvendësonte Claudio Marchision dhe ta linte të pushonte para ndeshjes me Porton, por Max iu përgjigj ashpër duke i thënë atij “Mbylle gojën, kokëk**i”.
Leonardo Bonucci is on the naughty stool. #PortoJuventus #PortoJuve #FCPJuve #UCL https://t.co/EG9ypnT1Oa
— Football Italia (@footballitalia) February 22, 2017
Imazhi i Bonuccit duke parë ndeshjen në Estadio Do Dragao i ulur në një stol u bë viral, duke simbolizuar tensionet mes Max dhe veteranit.
Mbrojtësi u largua nga klubi në fund të atij sezoni, duke iu bashkuar Milanit. Ai kaloi vetëm një vit në San Siro, duke u rikthyer në Torino në vitin 2018, por ai kurrë nuk e rregulloi realisht marrëdhënien e tij me trajnerin.

Allegri u shkarkua nga Juventusi në vitin 2019, por kur u kthye dy vjet më vonë, ai refuzoi të emëronte Bonuccin si zëvendëskapiten, duke qenë se Paulo Dybala kishte kaluar më shumë vite radhazi në klub.
“Nëse Bonucci e dëshiron atë [shiritin e kapitenit], ai mund të shkojë dhe ta blejë në rrugë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp, duke tallur italianin.
Bonucci pati vështirësi me kohën e lojës në sezonin 2022-23 dhe tregoi zhgënjim gjatë një interviste në fund të sezonit të kaluar duke thënë se Juventus "nuk kishte qenë në nivelin e detyrës gjatë dy sezoneve të mëparshme" pas kthimit të Allegrit.
Bonucci, dallo sgabello di Porto al caso della fascia. Che scintille con Allegri! #Bonucci #Allegri #Juventus https://t.co/TfeHB2QKOV
— Reign Of The Series (@ReignOfTheSerie) July 14, 2023
Tani Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna i kanë thënë Bonuccit se nuk llogarisin më tek ai për sezonin e ardhshëm, por vendimi është ndarë me Allegrin.
