Tensione te St.Paul, Leart Paqarada refuzon urdhrat e trajnerit
Ka pasur mjaft tensione ditën e enjte mes mbrojtësit Leart Paqarada dhe trajnerit të St.Paul, Fabian Hurzeler.
E tëra nisi pasi stërvitja ishte pranë përfundimit me trajnerin që vendosi t'i ndajë tre skuadra në fushë të vogël. Sidoqoftë, në skuadrën ku ishte Paqarada paraqitjet ishin të tmerrshme.
Hurzeler u ankua më të madhe “Nuk mund t’iu shikoj më”, raporton mediumi gjerman “Bild”.
Paqarada që ishte një ndër lojtarët e atij ekipi mendoi se u trajtua gabimisht dhe iu përgjigj me "Pesë lojtarë janë nën 1.70 centimetra. Divizion i mirë".
Trajneri pastaj e urdhëroi të shkonte në zhveshtore, por kosovari nuk e dëgjoi dhe në vend të kësaj shkoi te shtylla e portës duke u mbështetur aty.
Kjo padyshim do të jetë një goditje për dy palët dhe mbetet të shihet nëse do të ndikojë që mbrojtësi të humbë pozitën e titullarit derisa situata të qetësohet.
Paqarada gjatë afatit kalimtar dimëror nënshkroi kontratë afatgjatë me skuadrën e Bundesligas, FC Koln, të cilëve do t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë.
28-vjeçari këtë edicion në Bundesliga 2 ka bërë 16 paraqitje duke shënuar një gol dhe dhuruar pesë asistime.