Ten Hag ankohet: Në krahasim me ekipet e tjera, kemi pak alternativa
Erik Ten Hag, trajner i Manchester United, ka folur në lidhje me parapërgatitjet e fillimit të sezonit, që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij në krye të “Djajve të Kuq”.
Ende pa filluar sezoni, Ten Hag është parë paksa kritik, duke u ankuar për fondin e lojëtarëve që ka në dispozicion.
Në krahasim me ekipet e tjera të mëdha, sipas Ten Hag, Manchester United ka “më pak alternativa”.
“Ne ishim dhe jemi ende në proces ndërtimi. Nëse e krahasojmë skuadrën tonë me atë të klubeve të tjera të mëdha të Premier League, është e vërtetë që kemi më pak alternativa. Pikërisht, për këtë arsye ishte kaq e vështirë për ne të përballonim ato dëmtime në sezonin e shkuar.
Sezonin e kaluar kemi pasur vazhdimisht dëmtime të lojtarëve në të njëjtat pozicione, të gjithë në mbrojtje. Arriti deri në atë pikë sa nuk kishim pothuajse asnjë mbrojtës në dispozicion”, u shpreh Ten Hag.