“Të gjithë duhet t’u përmbahen rregullave” – Ten Hag flet pasi la në bankën rezervë Rashfordin - NACIONALE

“Të gjithë duhet t’u përmbahen rregullave” – Ten Hag flet pasi la në bankën rezervë Rashfordin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

As edhe një Marcus Rashford në formë jetësore nuk është mbi rregullat. Kështu la të kuptohet nga trajneri holandez, Erik ten Hag, i cili la në bankë rezervë sulmuesin anglez, për t’u inkuadruar në pjesë të dytë, ku i njëjti shënoi për fitoren e Manchester Unitedit në udhëtim te Wolverhampton Wanderers.

Rashford u la në bankën rezervë sot në, kur të gjithë po pritnin që ai të startonte pas formës së mirë që po kalonte dhe prapa kësaj ishte një arsye disiplinore, që deri pas ndeshjes nuk u bë e qartë.

Trajneri holandez para ndeshjes tregoi se arsyeja pse anglezi nuk do ta fillonte takimin nga minuta e parë kishte të bënte me disiplinë.

Erik Ten Hag 2022-23

“Disiplinë e brendshme. Rregullat tona. Të fokusohemi në ndeshje, Alejandro Garnacho, do të luajë nga fillimi”, u shpreh Ten Hag për BT Sport.

Ndërkaq pas ndeshjes për mediumin e njëjtë, bosi i Manchester Unitedit tha se të gjithë duhet t’u përmbahen rregullave.

“Të gjithë duhet t’u përmbahen rregullave dhe nëse reagon në këtë mënyrë, përgjigja e duhur është kjo si sot. Kjo është një gjë e mirë, që pas vendimit ai erdhi në fushë, ishte i gjallë dhe shënoi gol, për të dhënë një reagim të mirë.”

Rashford Wolves Manchester United

Arsyen e vërtetë për këtë vendim të Ten Hag e tregoi 25-vjeçari pas ndeshjes, ku tha se ishte vonuar në takimin e skuadrës, pasi e kishte zënë gjumi.

Marcus Rashford Man Utd 2022-23

“Natyrisht, këto janë rregullat. Është një gabim i imi, që mund t’i ndodhë çdokujt. Isha i zhgënjyer që nuk fillova takimin, por e kuptoj vendimin. Gjithsesi, jam i lumtur që ia dolëm të fitojmë ndeshjen. U vonova në takimin me skuadrën, më kishte zënë gjumi”, tha ylli anglez pas ndeshjes.

Rashford po kalon në formë të jashtëzakonshme dhe kjo është se çfarë i nevojitet djajve të kuq pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Marcus Rashford 2022-23

Gjithsesi, Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi në këtë afat kalimtar dimëror dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri holandez.

Ten Hag do të shpresojë që kjo formë e mirë e anglezit të vazhdojë, duke parë një orar të ngarkuar, me djajtë e kuq që luajnë në Carabao dhe FA Cup.

Lajme të ngjashme