TalkSport: Man United ofroi 100 milionë euro për Rice
Manchester United provoi ta transferonte mesfushorin Declan Rice nga West Ham verën e kaluar, por oferta e tyre prej 100 milionë euro u refuzua.
"Çekanët" pritet ta shesin Rice në fundin e sezonit pasi anglezi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Arsenal e ka bërë top prioritet për në verë, por edhe Chelsea e admiron që një kohë të gjatë është duke shikuar opsionet e mundshme për ta bindur të kalojë në "Stamford Bridge".
Sidoqoftë, sipas "Talksport" - Man United ofroi 100 milionë euro për 24-vjecarin gjatë verës së kaluar, mirëpo West Ham nuk e lejoi të largohet.
Sipas tyre, skuadra angleze do ta pranonte shitjen nëse ofrohen 120 milionë euro plus bonuset, për futbollistin i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë.
💷 “It’s our understanding that £120m plus add-ons will secure you Declan Rice.”
— talkSPORT (@talkSPORT) February 6, 2023
❌ “We understand Man United bid £100m last summer and didn’t get him.”
Jim White reveals the price #WHUFC want for Declan Rice and #MUFC’s failed bid! 👀 pic.twitter.com/dLftoDIPnG
Arsenal momentalisht është favorit për shërbimet e Rice, me trajnerin Mikel Arteta që thuhet se është admirues i madh i lojtarit.
Arteta tashmë edhe ka bërë planet për edicionin e ardhshëm ku Rice do të jetë ndër yjet kyç.
Ish lojtari i "Topçinjve", Emmanuel Frimpong beson se Rice do të shkëlqente te Arsenal, ku do të ketë edhe plot yje pranë vetës.
"Mendoj se Rice është top lojtar dhe e dëshmoi në Kupën e Botës. Ai më ka impresionuar më shumë se sa kam menduar dhe tregoi se është teknik i shkëlqyeshëm".
"Mendoj se në fanellën e Arsenalit me lojtarë të mirë pranë vetesh, ai do të shkëlqente. Duhet të rikthehemi në Ligën e Kampionëve që të bindim lojtarë si Rice. Kush nuk do të donte të luante në Ligën e Kampionëve në Londër për Arsenalin?", përfundoi ai.
Ndërkohë, Arsenal është një ndër favoritët për titull këtë edicion duke pasur pesë pikë më shumë se Man City, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.