Sulmuesi 17-vjeçar i Stuttgartit Bujupi do ta përfaqësojë Kosovën - NACIONALE

Sulmuesi 17-vjeçar i Stuttgartit Bujupi do ta përfaqësojë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti i talentuar i VfB Stuttgart, Eliot Bujupi, ka vendosur të ndërrojë aleancë dhe ta përfaqësojë Kosovën në vend të Gjermanisë.

Bujupi, 17 vjeç, ishte pjesë e ekipeve të të rinjve të Kombëtares së Gjermanisë dhe të shtunën vendosi t’i bashkohet Kosovës, njoftoi Federata e Futbollit e Kosovës.

Qendërsulmuesi i ri i kishte bërë tri paraqitje për Gjermaninë U16 dhe shtatë paraqitje për Gjermaninë U17, të fundit në shkurt 2023.

Bujupi, megjithatë, nuk kishte qenë pjesë e këtij ekipi kombëtar as në kualifikime e as në Kampionatin Evropian për 17-vjeçarët në mars.

Talenti i spikatur i skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Eliot Bujupi është anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, ku është paraqitur në 10 ndeshje”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Bujupi u lind në Gjermani nga prindër shqiptarë të Kosovës dhe ai luan për ekipin e 17-vjeçarëve të Stuttgartit aktualisht.

Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Atij i uroj sukses dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, tha presidenti i FFK-së Agim Ademi.

Lajme të ngjashme