Shtyhet fillimi i ndeshjes Arsenal – Nottingham, ja arsyeja - NACIONALE

Shtyhet fillimi i ndeshjes Arsenal – Nottingham, ja arsyeja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja e dytë e javës së parë të Premierligës, mes Arsenalit dhe Nottingham Forest, është shtyrë për gjysmë ore me arsyen se tifozët nuk kanë arritur të futen në stadium dhe kanë mbetur jashtë.

Loja është shtyrë për gjysmë ore në Emirates Stadium, me turma të mëdha që thuhet se u formuan jashtë stadiumit në përgatitje për të hyrë në ndeshjet që supozohej të fillonte në 13:30 me orë lokale të Kosovës, por ndeshja do të fillojë pas gjysmë ore, pra në orën 14:00.

Sipas Gunnerblog, vonesa është shkaktuar nga një defekt në sistemin e ri të biletave elektronike të prezantuar për fillimin e sezonit 2023-24. Një video tregoi turma të mëdha që prisnin me durim jashtë terrenit dhe vendimi është marrë për të shtyrë fillimin e ndeshjes.

Lajme të ngjashme