Shevchenko: E merituam humbjen historike kundër Liverpoolit në finalen e 2005-s - NACIONALE

Shevchenko: E merituam humbjen historike kundër Liverpoolit në finalen e 2005-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Andriy Shevchenko e ka pranuar se Liverpooli e merito ta fitonte finale e Ligës së Kampionëve të vitit 2005 kundër Milanit, me një përmbysje të paparë rezultati në Stamboll.

Në natën kur Milani u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 viteve, legjenda e kuqezinjve e rikujtoi një ndër kohërat më ikonike në historinë e kësaj gare.

Në finale e sezonit 2004-05 kundër Liverpoolit, Milani i Carlo Ancelottit po shkonte drejt një tjetër fitoreje në Ligën e Kampionëve, falë rezultatit 3:0 në pjesën e parë. Megjithatë, Liverpooli e bëri një rikthim të pabesueshëm rezultati në pjesën e dytë falë golave nga Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në 30 minuta vazhdime nuk shënoi asnjëri ekip dhe ndeshja u përcaktua me penallti, ku portieri i Liverpoolit Jerzy Dudek e mbrojti penalltinë e Shevchenkos për ta siguruar fitoren e pamundur për të kuqtë.

Pas 18 viteve nga “Mrekullia e Stambollit”, Shevchenko pranoi që ekipi i Premierligës e meritoi fitoren atë natë.

Dihet se në momentin që humb vëmendjen ndaj Liverpoolit ata kthehen. Pas kësaj, ne pësuam tri gola në gjashtë minuta dhe vazhduam të luajmë një lojë të mrekullueshme. Krijuam aq shumë raste dhe thjesht besuam se mund ta kthenim lojën dhe të fitojmë. Në kohën shtesë pata një mundësi të mirë dhe Dudek bëri një mbrojtje të mirë. Me të vërtetë është e vështirë që ta besosh se topi nuk përfundoi në rrjetë. Por kjo është e bukura e futbollit, gjithçka mund të ndodhë dhe e respektoj atë. Ata e meritonin më shumë sepse besonin më shumë se ne”, tha ai për CBS Sports.

Shtatë herë kampionët e Evropës vulosën vend në gjysmëfinalen pasi eliminuan Napolin nga gara. Pas një fitoreje 1:0 në Milano, djemtë e Stefano Polit përfunduan ndeshjen me rezultat 1:1 në stadiumin Diego Armando Maradona me Oliver Giroud që shënoi në minutën e 43.

Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes Inter-Benfikë në gjysmëfinale. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme