Saka nënshkruan kontratë të re afatgjate me Arsenalin
Bukayo Saka ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Arsenalin të martën.
Sulmuesi anglez i ka shënuar 14 gola dhe i ka dhënë 11 asiste për topçinjtë këtë sezon.
Edhe pse vetëm 21-vjeçar ende, ai i ka bërë 178 paraqitje për Arsenalin dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet e klubit në Premierligë në dy sezonet e fundit.
“Jam shumë i lumtur”, tha Saka pasi nënshkroi kontratën.
From Hale End to first team. Arsenal through and through.
— Arsenal (@Arsenal) May 23, 2023
It’s time for the next chapter.
Bukayo Saka: Gunner ❤️ pic.twitter.com/ngVKSlJ1UG
“Mendoj se ky është klubi i duhur, vendi i duhur për ta bërë hapin e radhës. Është një klub shumë i bukur”, theksoi ai.
Marrëveshja e deritanishme se Sakas do të kishte përfunduar në vitin 2024.
Arsenali e pret Wolvesin në ndeshjen e fundit të sezonit të dielën, pasi e humbi për pak titullin në Premierligë në garë me Manchester City.
Ai shtoi: “Mendoj se kam gjithçka që është e nevojshme për t’u bërë më i miri që mund të bëhem, prandaj jam i lumtur që po qëndroj këtu, sepse unë vërtet besoj se ne mund të arrijmë gjëra të mëdha”.
Trajneri Mikel Arteta u shpreh i kënaqur që do të vazhdojë ta ketë anglezin nën urdhrat e vet në Emirates.
“Është shumë mirë për klubin që Bukayo e ka vazhduar kontratën. Mbajtja e talenteve tona të rinj është çelësi për përparimin tonë të vazhdueshëm dhe Bukayo është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë tani dhe në të ardhmen”, tha Arteta.