Saelemaekers dyfishon epërsinë e Milanit
Vetëm dy minuta pasi skuadrat kanë hyrë në fushë në pjesën e dytë, Milani ka gjetur edhe dyfishimin e rezultatit kundër ekipit kroat.
Ishte Leao ai që depërtoi mirë nga ana e majtë, duke harkuar në drejtim të zonës së rreptësisë, ku u gjend i lirë Saelemaekers, i cili nga afërsia nuk gaboi.