Rrahmani: Ndjenjë e veçantë të luaj për Kosovën, kjo ftesë më dha motivim - NACIONALE

Rrahmani: Ndjenjë e veçantë të luaj për Kosovën, kjo ftesë më dha motivim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i FC Ballkanit, Albion Rrahmani thotë se ftesa e përzgjedhësit Alain Giresse i ka dhënë motivim të jashtëzakonshëm që të vazhdojë të luajë në nivelin e lartë.

Rrahmani është futbollisti i vetëm i ftuar nga Superliga e Kosovës në këtë listë të teknikut francez për dy ndeshjet, ndaj Izraelit, respektivisht Andorrës.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Rrahmani deklaroi se ndihet tejet i lumtur që e përfaqëson Kosovën.

Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024.

“Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje”.

“Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”, deklaroi ai.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si mysafir i Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë do ta pret Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme