Rooney për largimin e Ronaldos nga Unitedi: E mori atë që e kërkoi vetë - NACIONALE

Rooney për largimin e Ronaldos nga Unitedi: E mori atë që e kërkoi vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Wayne Rooney e pranon se Cristiano Ronaldo e mori atë që e kërkoi vetë kur e detyroi Manchester Unitedin ta largonte nga klubi, por thotë se portugezi vazhdon të jetë një legjendë e klubit pavarësisht.

Pesë herë fituesit të Topit të Artë iu shkëput marrëveshja me djajtë e kuq në nëntor 2022 me pajtim të ndërsjellë, pasi e sulmoi klub dhe trajnerin Erik ten Hag, si dhe disa nga figurat më të rëndësishme të klubit gjatë një interviste.

Rooney e pranon që 38-vjeçari – që tani është pjesë e klubit nga Arabia Saudite Al-Nassr – e dinte se çfarë po bënte kur foli për gazetarin Piers Morgan, dhe si pasojë nuk pati zgjidhje tjetër pos t’i ndajë rrugët me klubin.

Rooney, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Unitedit, tha në CNN për largimin e Ronaldos nga Old Trafford: “Unë mendoj se ai mori atë që e kërkoi vetë. Për Manchester United ishte e rëndësishme të lëvizte përpara sa më shpejt të ishte e mundur dhe kjo i shpërqendronte lojtarë që ishin atje dhe donin të ishin atje. Unë mendoj që Erik ten Hag ka bërë një punë vërtet të mirë duke iu ndihmuar lojtarëve ta ripërqendrohen dhe për t’i kthyer ata në një pozicionin ku janë tani, padyshim të jenë në top katërshe dhe gjithashtu duke fituar Kupën.”

Ka pasur sugjerime që Ronaldo e ka njollosur imazhin e tij në sytë e tifozëve të United me veprimet e tij të çuditshme gjatë periudhës së dytë në Angli, por Rooney këmbëngul që ish-bashkëlojtari i tij mbetet një ikonë në Manchester.

Ajo çfarë ka bërë për Unitedin është e mrekullueshme. Ka fituar tituj në Premierligës, ka fituar Ligë të Kampionëve, ka shënuar shumë gola. Mendoj për tifozët dhe për ish bashkëlojtarët e tij që kanë luajtur më të sidomos nga koha ime nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për Manchester United.”

“Në sytë e mi do të jetë gjithmonë një ikonë e klubit dhe është për të ardhur keq mënyra se si përfundoi. Por ajo nuk e mohon krejt atë se çka ai ka bërë për klubin.”

Ronaldo shënoi 118 gola për United gjatë qëndrimit të tij të parë në klub, duke fituar tre tituj të Premierligës dhe një herë Ligën e Kampionëve, ndërsa i realizoi 27 gola në 54 paraqitje pasi u kthye në Old Trafford nga Juventus në vitin 2021./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme