Ronaldo u dërgon mesazh tifozëve pas triumfit në Kupën e Kampionëve për Klube Arabe - NACIONALE

Ronaldo u dërgon mesazh tifozëve pas triumfit në Kupën e Kampionëve për Klube Arabe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo bëri një paraqitje të jashtëzakonshme për Al Nassr në finale të Kupës së Kampionëve për Klube Arabe, ku shënoi dy gola ndaj Al Hilal për ta përmbysur rezultatin dhe në fund për të triumfuar pas vazhdimeve.

Portugezi fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 74-të, pasi paraprakisht Al Hilal po avanconte me një gol të shënuar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e tetë të pjesës së parë të vazhdimeve, që solli gëzimin e madh te Al Nassr, pasi ishte titulli i parë në epokën e Cristiano Ronaldos.

38-vjeçari më vonë postoi një foto me kupën dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e klubit në triumfin e tyre.

Ronaldo në postimin e tij, shkroi: "Jashtëzakonisht krenar që ndihmova skuadrën të fitonte këtë trofe të rëndësishëm për herë të parë! Faleminderit të gjithëve në klub që u përfshinë në këtë arritje të madhe, familjes dhe miqve të mi që ishin gjithmonë pranë meje! Mbështetje fantastike nga fansat tanë! Edhe kjo ju përket juve!💛💙

Liga Pro Saudite ka pasur një rritje masive që nga ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Al Nassr me emra të mëdhenj që kërkojnë t'i bashkohen ligës. Neymar pritet të jetë emri i ardhshëm i cili thuhet se do t'i bashkohet rivalëve të Al Nassr, Al-Hilal.

Pasi shënoi dy herë, Ronaldo pësoi një lëndim në kohën shtesë që e bëri atë të largohej me barelë. Ende nuk është përcaktuar se sa i rëndë ishte lëndimi dhe nëse ylli portugez do të humbasë ndeshjen hapëse të Al Nassr në Pro League.

Lajme të ngjashme