“Ronaldo nuk më do mua” – Cuadrado përjashton mundësinë e transferimit në Ligën Pro Saudite - NACIONALE

“Ronaldo nuk më do mua” – Cuadrado përjashton mundësinë e transferimit në Ligën Pro Saudite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ylli i Juventusit, Juan Cuadrado, foli për ambiciet e tij për të ardhmen, që pretendon të luajë akoma në Evropë dhe hodhi poshtë një lëvizje në Arabinë Saudite, veçanërisht te Al Nassr, ku tha se ylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo, nuk e do.

Cuadrado, ka mohuar me vendosmëri mundësinë për të bërë një lëvizje në Ligën Pro Saudite pas largimit të tij nga Juventusi. Ish-lojtari i Chelseat nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Juventusin për të zgjatur qëndrimin e tij para 30 qershorit dhe është bërë një lojtar i lirë.

Cuadrado Juventus

“Në këtë moment kam ende pasionin dhe më pëlqen të konkurroj. Përveç kësaj, Ronaldo është atje dhe ai nuk më do mua”, tha Cudrado për të ardhmen e tij dhe mundësinë për të luajtur te Al Nassr.

Cuadrado vs. Cristiano Ronaldo: El video que muestra fuerte discusión entre ambos jugadores | Goal.com Espana

“Jam shumë i relaksuar, duke menduar për atë që është më e mira, duke i kërkuar Zotit ndihmë për këto vendime. Agjenti im Andrey Martinez ishte në Evropë dhe sapo ka ardhur për të biseduar me mua për situata të ndryshme. Natyrisht, ka opsione dhe ne do të analizojmë se cila është më e mira,” shtoi ai.

Cuadrado Juventus

35-vjeçari bëri 314 paraqitje me fanellën e Juventusit, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 65 asistime. Ai fitoi pesë tituj të Serie A-së me Zonjën e Vjetër, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Lajme të ngjashme