Ronaldo i fton yjet e futbollit në Lindjen e Mesme: Do të bëhet ndër ligat më të mira - NACIONALE

Ronaldo i fton yjet e futbollit në Lindjen e Mesme: Do të bëhet ndër ligat më të mira

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Saudi Pro League mund të bëhet një nga top pesë ligat kryesore në botë, nëse ia del ta tërheqë më shumë emrat të mëdhenj, sipas sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi, Karim Benzema dhe Luka Modric kërkohen nga Arabia Saudite dhe Ronaldo thotë se ata janë shumë të mirëseardhur për t’iu bashkuar atij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka kompletuar sezonin e parë me Al Nassr, të cilit iu bashkua në dhjetor.

Ai ka marrëveshje deri më 2025 dhe njoftoi se do të vazhdojë të luajë në këtë ligë.

Paris Saint-Germaini ka njoftuar se Messi do të largohet nga klubi këtë verë dhe argjentinasi është i angazhuar si ambasador për Arabinë Saudite.

Ish-bashkëlojtarët e Ronaldos në Real Madrid, Benzema dhe Modric, po ashtu janë të tunduar nga oferta fitimprurëse nga vendi mysliman duke ditur se janë në perëndim të karrierës.

“Nëse vijnë ata, lojtarë të mëdhenj dhe emra të mëdhenj, lojtarë të rinj, lojtar të vjetër, ata janë të mirëseardhur sepse nëse ndodh kjo, atëherë liga do të përmirësohet paksa”, tha Ronaldo në një internistë për SPL.

“Liga është shumë e mirë por mendoj se ne kemi shumë mundësi për t’u rritur ende. Liga është garuese. Kemi ekipe shumë të mira dhe lojtarë shumë të mirë arabë”, shtoi ai.

Qëndrimi i dytë i Ronaldos në Manchester United përfundoi nëntorin e kaluar kur marrëveshja e tij u shkëput me pajtim dypalësh.

Ai i shënoi 14 gola në 16 ndeshje për klubin nga Riadi, i cili përfundoi i dyti në ligë pas kampionit Al Hilal.

Lajme të ngjashme