Ronaldo do të mungojë në ndeshjen hapëse të Al Nassr në Pro Ligën Saudite
Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Pro Ligës Saudite për Al Nassr, pasi pësoi një lëndim kur e fitoi trofeun e Kupës së Kampionëve për Klube Arabe ndaj Al Hilal, me përmbysje të rezultatit me dy golat e shënuar nga 38-vjeçari.
Nënkampionët e ligës e nisin sezonin e tyre me një ndeshje në udhëtim kundër skuadrës së Steven Gerrard Al Ettifaq, por heroi portugez do të mungojë në 11-shen fillestare dhe në listën e zëvendësuesve.

Ronaldo e çoi Al Nassrin drejt fitores në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe të shtunën, por u lëndua gjatë vazhdimeve dhe u desh të largohej nga fusha pak para përfundimit të ndeshjes.
Pesë herë fituesit të Topit të Artë do t’i mbetet të shpresojë që skuadra e tij ta nisë sezonin me fitore, pasi zhgënjyen sezonin e kaluar, duke përfunduar në pozitën e dytë.
