Ronaldo apo Messi – Kush ka shënuar më shumë het-trikë në karrierë?
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, po kalon nëpër formë të shkëlqyeshme me skuadrën e re Al Nassr, ku tani ka shënuar het-trikun e dytë. Por kur vjen puna se kush ka më së shumti tregolësha në karrierë, a mbizotëron 38-vjeçari apo fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi?
Het-triku i Cristiano Ronaldos për Al Nassr-in në fitoren 3:0 ndaj Damac nuk ishte thjesht një tjetër kujtesë se ai ende mbetet një forcë për t'u llogaritur, por gjithashtu përfaqësoi het-trikun e 62-të të karrierës së tij, që do të thotë se në këtë statistikë është lider i vetëm momentalisht.
Ylli portugez është i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për het-trika, me Lionel Messin që qëndron i dyti në renditje me 56 të tilla. Ata pasohen nga Robert Lewandowski dhe Luis Suarez, të cilët të dy kanë 29 het-trik respektivisht.

Ndërkohë, brezi i ardhshëm i yjeve të futbollit botëror tashmë ka hyrë në top 10.
Erling Haaland ka gjetur rrjetën të paktën tre herë në një ndeshje në 16 raste, ndërsa Kylian Mbappe e ka marrë topin në shtëpi 14 herë.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Spurs, Harry Kane, ka shënuar 15 het-trikë gjatë karrierës së tij.
Ndërsa listën prej 10 futbollistëve me më së shumti tregolësha hyjnë edhe Zlatan Ibrahimovic që ende po vazhdon të luajë për Milanin dhe ka 17 het-trikë dhe dyshja Sergio Aguero e Mario Gomez tashmë të pensionuar që kanë nga 18 het-trikë.

