Reperi McKresha merr dy role në klubin e futbollit Phoenix - NACIONALE

Reperi McKresha merr dy role në klubin e futbollit Phoenix

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reperi kosovar Kreshnik Fazliu, i njohur më mirë si McKresha, i është bashkuar klubit të futbollit nga Banja e Pejës, Phoenix, si pjesë e stafit teknik.

Phoenix bën gara në Ligën e Parë – kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Ai do ta luajë edhe rolin e menaxherit gjeneral të klubit, njoftoi Phoenix në Facebook.

Javën e kaluar Fazliu e mori licencën C të UEFA-s, dhe përvojën e parë në profesionin e ri do ta bëjë nën urdhrat e trajnerit veteran Gani Sejdiu, i cili është kryetrajner i skuadrës.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral”, njoftoi klubi pejan në Facebook.

E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim!”

Lajme të ngjashme