Real Madridi me përmbysje shënon fitore në udhëtim te Sevilla, Rodrygo më meritori për pikët e plota - NACIONALE

Real Madridi me përmbysje shënon fitore në udhëtim te Sevilla, Rodrygo më meritori për pikët e plota

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Sevillës, 2:1. Braziliani Rodrygo shkëlqeu me dy gola për t’ia sjellë mbretërve pikët e plota, me skuadrën e Carlo Ancelottit që pritet të përfundojë në vendin e dytë në La Liga, me vetëm edhe një ndeshje të mbetur deri në fund.

Mbretërit në një sezon jo shumë të mirë për nga ana e titujve, do ta ketë mundësinë që në xhiron e fundit ta sigurojë vendin e dytë, që të ketë pozicionim më të mirë në vazot e Ligës së Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

Përballja në Estadio Sanchez Pizjuan filloi shumë mirë për vendasit, që shënuan gol qysh në minutën e tretë me Rafa Mir për 1:0.

Real Madridi e kishte kontrollin total të ndeshjes pas golit të pësuar dhe në rastin e parë të rrezikshëm barazuan rezultatin, me Rodrygon që shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 29-të për 1:1.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me këtë rezultat. Me Real Madridin që rrezikonte vendin e dytë me barazim, 45 minutat e dyta nisën shumë furishëm.

Dominimi në posedim të topit dhe këmbëngulja në krijimin e rasteve, bën që mbretërit të përmbysnin gjithçka.

Ishte përsëri braziliani, Rodrygo, që shënoi të dytin personal, tani për rezultatin 2:1 në minutën e 69-të të takimit.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, përveç një kartoni të kuq për Marcos Acuna, kur gjakrat u nxehën në minutën e 83-të.

Real Madridi me këtë fitore tani ka katër pikë më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë, këta të fundit me një ndeshje më pak.

Lajme të ngjashme