Real Madrid pajtohet vetëm me një barazim ndaj Betisit
Real Madrid ka dëshpëruar sërish duke fituar vetëm një pikë në udhëtim te Real Betisi, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
"Los Blancos" dominuan në përballjen ndaj Betisit, që luante vetëm me kundërzbritje, por rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.
Karim Benzema shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë pas vetëm 12 minutave lojë, mirëpo që u anulua nga VAR-i pasi kishte prekur topin e Antonio Rudigerit.
Skuadra madrilene vazhdoi ta mbajë dominimin gjatë tërë pjesës së parë, por që mbrojtja vendase ishte në nivelin më të lartë duke mos iu dhënë hapësira dyshes Karim Benzema dhe Vinicius Junior.
Francezi kishte një rast të artë nga afërsia, por që portieri i Betisit bëri një pritje të bukur që t'ia mohojë golin.
Borja Iglesias gjithashtu rrezikoi portën e mysafirëve mirëpo Thibaut Courtois mahniti të gjithë me një pritje të mrekullueshme.
Ceballos dhe Vinicius gjithashtu kishin raste shënimi, por Claudio Bravo sërish u gjet në vendin e duhur.
Kështu, tani Real Madridit i vështirësohen tejet shumë gjasat për titull duke qenë në pozitën e dytë me 53 pikë, nëntë më pak se lideri Barcelona, derisa Betis mban vendin e pestë me 41 sosh.
Në xhiron e radhës, Real Madridi do ta pres Espanyolin, kurse Betis përballet me Villarrealin.