Real Madrid nuk dorëzohet për titull, "demolon" Valladolidin
Real Madrid ka shënuar fitore të thellë ndaj Real Valladolidit, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
"Los Blancos" triumfuan me rezultat 6:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Mysafirët patën rastin e parë në ndeshje duke rrezikuar me anë të Roque Mesa, i cili goditi shtyllën.
Mirëpo, ishte Real Madridi që kaloi në epërsi përmes Rodrygos, i cili u asistua nga Marco Asensio dhe me një gol të bukur i kaloi vendasit në epërsi (22') - VIDEO.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Vinicius Junior gjeti për mrekulli Karim Benzeman që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur për të dyfishuar epërsinë - VIDEO.
Benzema vazhdoi me formën e lartë duke shënuar golin e dytë personal vetëm tre minuta më vonë, pas një tjetër asistimi të Viniciusit - VIDEO.
Francezi më pas e kompletoi het-trikun me një gol të hatashëm gërshërë pas një harkimi të Rodrygos (36') - VIDEO.
Real Madrid vazhdoi me dominimin edhe në pjesën e dytë, me Rodrygon që shënoi nga afërsia por u anulua për pozitë jashtë loje.
Për golin e pestë u përkujdes Marcoc Asensio i cili shënoi nga afërsia pas një kombinimi të shkëlqyer me Rodrygon (73') - VIDEO.
Kurse, fitoren e vulosi mbrojtësi Lucas Vazquez pas një asistimi të Eden Hazardit në kohën shtesë (90+1') - VIDEO.
Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 59 pikë, derisa Valladolid rrezikon rënien duke qenë në vendin e 16-të me 28 sosh.