Real Madrid nuk dorëzohet, mposht Osasunan dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës
Real Madrid me mund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Osasuna, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.
"Los Blancos" pavarësisht që ishin më posedues me më shumë raste, arritën të fitojnë me rezultat 0:2.
Vinicius Junior kishte një rast të mirë pas vetëm 10 minutave lojë, mirëpo portieri vendas bëri një pritje të bukur që t'ia mohojë golin.
Pas kësaj, Osasuna nisi të rrezikojë duke tentuar dy herë të shënojë përmes Ante Budimir, goditjet e të cilit përfunduan jashtë portës.
Real Madrid e nisi më mirë edhe pjesën e dytë duke rrezikuar me Rodrygon, i cili humbi një rast të shkëlqyeshëm.
Në fakt, madrilenët gjetën golin përmes Vinicius Junior por u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas një dominimi të plot, Vinicuis Junior gjeti të lirë Federico Valverden, i cili me një goditje precize kaloi Realin në epërsi (79').
Tutje, Reali arriti të shënojë edhe një herë me anë të Vinicius, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Fitoren e vulosi vetëm disa çaste më vonë Marco Asensio nga afërsia (90+2').
Pas kësaj fitore, Real Madrid mban pozitën e dytë me 51 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Osasuna renditët në pozitën e 10-të me 30 sosh.
Real Madrid në ndeshjen e radhës e pret derbi ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, kurse në La Liga do të takohet me rivalin lokal Atletico Madrid.