Rashica: Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion që i nevojitet trajnerit
Sulmuesi i Galatasarayt, Milot Rashica thotë se është i gatshëm të luajë në secilin pozicion që i nevojitet klubit.
Kosovari shënoi golin e vetëm në humbjen 2:1 ndaj Konyasporit, duke luajtur në pozitën e Dries Mertens që ishte i lënduar.
Me një driblim të bukur brenda zonës dhe në gjuajtje fantastike, Rashica kaloi Galatasaray në epërsi, por pastaj Konyaspor arriti ta përmbysë rezultatin.
Pas ndeshjes për mediat turke, Rashica tha se e njeh mirë pozitën që luajti pasi ishte mësuar në Gjermani te Werder Bremeni.
"Nuk ishim të mirë në 15 minutat e parë. Luajta në pozitën e njëjtë që luaja në Gjermani".
"Mungesa e Mertens? Është lojtar tejet i rëndësishëm për skuadrën tonë. Na ndihmon shumë si në aspektin ofensiv edhe atë defensiv. Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion kur i nevojitet trajnerit dhe skuadrës. Kisha luajtur në atë pozitë në Gjermani, sidoqoftë ishte vendosur", shkroi ai.
Për Rashicën, ky është goli i dytë në kampionatin turk derisa me paraqitjet e shkëlqyeshme ka ndikuar që Galatasaray të konsiderojë opsionin e blerjes.
Momentalisht ai vazhdon të jetë huazim, mirëpo raportohet se skuadra turke është gati të paguajë 5 milionë euro.