Raportohet se xhudisti i njohur, Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë - NACIONALE

Raportohet se xhudisti i njohur, Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakoa raportohet se është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë.

Sipas mediumit “Insajderi”, Akil Gjakova kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshortja, derisa kjo ishte përgjigjur me një padi, ku mes tjerash, ka deponuar fakte se sportisti i njohur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Mediumi mes tjerash raporton se gjykatësi Driton Noci ka parë dosjen dhe ka kërkuar që rasti të shkojë në prokurori. Megjithatë, raportohet se kur shkresa i shkoi prokurores Lumturie Hoxha, nuk është hapur rast.

Policia ndërkaq, deri më tani nuk e ka konfirmuar rastin për mediumin.

Ndërkohë, Gjakova është pyetur nga “Sinjali” në lidhje me këtë çështje.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme