PSG dhe Manchester City në garë për të nënshkruar me yllin e Lyonit - NACIONALE

PSG dhe Manchester City në garë për të nënshkruar me yllin e Lyonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë në garë për të nënshkruar me një nga talentet më premtues, që është pjesë e Lyonit. Bëhet fjalë për Bradley Barcola i vitit 2002.

Sipas raportimeve të RMC Sport, PSG po shikon një lëvizje për sulmuesin 20-vjeçar Barcola që ra në sy të klubeve në mbarë botën me paraqitjet e tij në gjysmën e dytë të sezonit në Ligue 1.

Bradley Barcola PSG Lyon Ligue 1 02042023

Produkti i akademisë së Lyonit është ndjekur nga klubi parisien për një kohë dhe thuhet se ka miratimin e trajnerit Luis Enrique, për ta transferuar. Kampionët e Francës pëlqejnë shkathtësinë e të riut për të luajtur në vijën e parë.

Por një problem për PSG-në mund të jetë interesimi i madh i Manchester Cityt për talentin francez, të cilët po ashtu po ndjekin situatën nga afër.

Liverpool keeping tabs on Lyon winger Bradley Barcola - Get French Football News

I riu shënoi golin e fitores në fitoren 1:0 të Lyonit ndaj PSG-së në prill. Pavarësisht interesimit nga shumë klube, kjo shitje nuk është prioritet për Lyon që dëshiron që Barcola të vazhdojë në klub.

Lyon do të nisë përgatitjet parasezonale me një ndeshje kundër Manchester United më 19 korrik.

Lajme të ngjashme