Presidenti i Barcelonës jep detaje lidhur me të ardhmen e Sergio Busquets
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se skuadra katalunase është e përgatitur t'i ofrojë mesfushorit Sergio Busquets kontratë të re që do ta mbajë në "Camp Nou" së paku deri në verën e vitit 2024.
Kontrata momentale e 34-vjeçarit skadon në verë dhe vazhdojnë spekulimet e shumta të ardhmen e tij.
Klubet arabe si Al Nassr dhe Al-Hilal janë duke e vëzhguar bashkë me skuadrën amerikane Inter Miami, por Barcelona gjithashtu e ka informuar se duan që t'ia vazhdojnë kontratën.
"Busquets është i rëndësishëm dhe mendoj se Xavi dëshiron që ai të qëndrojë edhe për një vit. Ne ende nuk i kemi bërë ofertë, por do të jetë afatshkurtër që të vazhdojë edhe për një tjetër vit. Ai duhet të vlerësojë shumë aspekte, familjen, shtetin dhe shumë gjëra tjera", deklaroi Laporta për gazetarët, transmeton Gazeta Nacionale.
Laporta para disa muajve kishte konfirmuar se kanë pasur një takim me spanjollin, pasi skuadrat amerikane kishin bërë oferta zyrtare.
"Momentalisht jemi të fokusuar vetëm në la Liga. Busquets është pjesë e rëndësishme për ne dhe do të jetë vështirë nëse largohet".
"Kur të vendos ne do të flasim. Kishim një takim para krishtëlindjeve sepse kishte oferta nga MLS".
Pavarësisht moshës, Busquets vazhdon të ketë rol tejet të rëndësishëm te Barcelona, ku këtë edicion ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me dy asistime.