Portieri i Inter Miamit e bën tatuazh në dorë autografin e Messit
Portieri i Inter Miamit, Francisco Ranieri, shfrytëzoi maksimalisht takimin me Lionel Messin duke marrë autograf nga argjentinasi e pastaj të njëjtën e bëri tatuazh në dorën e tij.
Fituesi i shtatë herë i Topit të Artë vizitoi së fundmi bazën stërvitore të skuadrës nga MLS, teksa po përgatitej për një miqësore kundër Hondurasit, që Argjentina e fitoi me rezultat 3:0, me dy golat e Messit.
Ranieri ishte paksa i tronditur kur takoi yllin e futbollit botëror dhe pasi e mori nënshkrimin në dorën e tij, portieri argjentinas shkoi dhe e bëri atë kujtim të përhershëm në vendin e njëjtë.
Ranieri që më parë luajti në skuadrën e vendlindjes në Lanus dhe tani paraqitet për skuadrën e dytë të Interi Miamit, ka përshkruar takimin me Messin si ‘ditën më të mirë të jetës së tij’.

“Dita më e mirë e jetës sime. Dje unë realizova një ëndërr. Ndava fushën me lojtarë që unë adhuroj, të kombëtares sime. E takova idhullin tim, lojtarin më të mirë në histori, një person të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës, shembulli im për ta ndjekur. Emocioni duke parë atë që u pajtua të nënshkruante në dorën time është i pashpjegueshëm. Leo ti më plotësove ëndrrën time, dhe çdo herë që do ta shikojë dorën time do të më kujtohen emocionet e ditës kur u takuam. Nuk kam fjalë për të përshkuar se sa i madh që je. Shumë sakrifica dhe shumë gjëra të lëna pas për pasionin tënd, të jetosh ëndrrën që edhe unë kam për ta jetuar të nesërmen. Tani më shumë se çdo herë, do të vazhdojë të luftojë për gjithçka!”

Një nga lojtarët më të mirë të botës së futbollit, po pret për Kampionatin Botëror që zhvillohet të Katar dhe fillon më 22 nëntor, që do jetë tentimi i radhës për të triumfuar në këtë garë e që do të ishte hera e parë e tij, në ndoshta mundësinë e fundit para pensionimit, ndërsa Ranieri po pret shansin e tij për t’iu bashkuar skuadrës së parë të Inter Miamit, skuadër kjo që është në pronësi të legjendës së Manchester United dhe Anglisë, David Beckham.

Argjentina është në grupin C të Kupës së Botës, së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite, me këta të fundit që do ta ketë ndeshjen hapëse më 22 nëntor me fillim nga ora 11:00.