Plisat s'e marrin përsipër sulmin ndaj Pejës, megjithëse pamjet tregojnë të kundërtën - NACIONALE

Plisat s'e marrin përsipër sulmin ndaj Pejës, megjithëse pamjet tregojnë të kundërtën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja e zhvilluar në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë mes Prishtinës e Pejës nuk prodhoi vetëm basketboll por edhe dhunë, ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit. Tifozët e Prishtinës 'Plisat' u panë duke sulmuar lojtarët e Pejës gati në përfundim të takimit, por tani ata e mohojnë këtë gjë, duke mos marrë përsipër sulmin.

Kur kishin mbetur edhe shumë pak nga ndeshja, çështje sekondash, ishte një ngulitje e Rodney Purivsit, që bëri që një sulm i tillë të ndodhte, ku tifozët vërshuan sallën dhe sulmuan lojtarët, por sipas Plisave fajtor janë lojtarët mysafir që kanë provokuar katër herë gjatë takimit, paksa paradoksale, pasi pamjet tregojnë një tjetër gjë.

Postimi i plotë i Plisave në faqen zyrtare në Facebook

DEKLARATË

Sot në ndeshjen e zhvilluar KB Prishtina - KB Peja në fund të ndeshjes është rritur tensioni në parket mes një lojtari të KB Pejës dhe tribunës ku qëndrojmë ne, tifo grupi ynë. Me habi të madhe pas ndeshjes lexuam shkrimet nëpër portale se si "tifozët prishtinas paskan sulmuar lojtarët e Pejës". Kjo nuk qëndron aspak dhe Plisat dënojnë ashpër këto shpifje ndaj tifo grupit tonë.

Përkundrazi, lojtarët e klubit mysafirë gjatë gjithë ndeshjes, gjithsej katër herë kanë provokuar drejtuar anës sonë, e kjo do të vërtetohet sapo të dalin pamjet zyrtare të ndeshjes. Kurse tollovia që është krijuar 3 sekonda para se të përfundojë ndeshja, është si shkak i kërcimeve në parket nga ana tjetër e koshit, nga zyrtarët e klubit pejanë. Kjo do të vërehet qartë në xhirimet e ndeshjes, sepse ata pastaj e marrin rrugën nga ana e tunelit për në zhveshtore.

Theksojmë, ne kemi qenë gjithnjë kundër sulmeve ndaj lojtarëve, akterëve të fushës, dhe do të vazhdojmë të jemi.

Plisat.

Sulmi i dytë nga tifozët e Prishtinës në pak kohë

Një tjetër sulm nga tifozët e Prishtinës, Plisat, kishte ndodhur jo shumë kohë më parë, madje në javën e kaluar, ku në ndeshjen Prishtina – Ballkani të javës së pestë të Superligës së Kosovës, tifozët vendas kishin sulmuar ata mysafirë, madje duke pasur edhe të lënduar, që pastaj u dërguan në spital.

Lajme të ngjashme