Paulo Dybala: I tregova Ronaldos se e urreja - NACIONALE

Paulo Dybala: I tregova Ronaldos se e urreja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, ka thënë se i kishte treguar Cristiano Ronaldos se e urrente dikur, para se të bëheshin bashkëlojtarë në Juventus ku kaluan tri vite së bashku.

Dybala dhe Ronaldo luajtën së bashku në Juventus për tri sezone dhe kishte thashetheme se ata nuk kalonin mirë.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka ngulur këmbë së fundmi se ai nuk ka pasur kurrë telashe me superyllin portugez.

I kalova tri vite të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai i shtoi diçka më shumë”, tha Dybala për DAZN.

Ekziston një rivalitet i madh mes Messit dhe Ronaldos në Argjentinë. Një herë, ne po fluturonim për një ndeshje, isha i ulur në fund të aeroplanit dhe ai ishte pak para meje. Në një çast, ai erdhi te unë, ne folëm për jetën në përgjithësi për ca kohë dhe i thashë: ‘Si fëmijë, të urreja ty’. Ne qeshëm për këtë dhe gjithmonë kemi kaluar mirë”, tregoi Dybala.

Dybala iu bashkua Romës si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i mbaroi marrëveshja me Juventusin.

“Njerëzit janë të mbushur me entuziazëm këtu, sa e veçantë është t’i dëgjosh duke e kënduar himnin para fillimit të lojës. Është sikur ta fillosh një vepër arti”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme