Pas Messit, edhe Jose Mourinho merr ofertë marramendëse nga Arabia Saudite
Jose Mourinho mund të bëhet menaxheri më i paguar në histori, nëse e pranon një ofertë prej 60 milionë euro në vit në futbollin e Arabisë Saudite.
Portugezi është trajner i Romës, me të cilën ka marrëveshje deri në verën e vitit 2024.
Megjithatë, ai mund të largohet nga Roma më herët nëse vendos ta pranojë ofertën për ta drejtuar ekipin kombëtar të Arabisë Saudite apo njërin nga e këtij vendi si, Al-Nassr or Al-Ahil.
Sipas Corriere dello Sport, 60-vjeçari do të paguhet 60 milionë euro çdo vit për dy sezone, pra 120 milionë euro në përgjithësi, dhe do ta kishte mundësinë ta shkëputë kontratën në fund të vitit të parë ose ta zgjasë atë deri në vitin 2026.
Ndërkohë, Roma ende nuk i ka ofruar atij mundësi për vazhdimin e kontratës pasi që klubi po studion mundësitë para se të ia propozojnë një vazhdim të kontratës. Ai dëshiron qartësi për të ardhmen e tij gjatë sezonit në vazhdim, jo në fund të sezonit dhe me sa duket ai ka kërkuar që të takohet me pronarët e klubit.
Mourinho dëshiron që të transferojë një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës në verë, ndryshe nuk do ta vazhdonte kontratën në kryeqytetin italian.
Në janar, Mourinho u takua me zyrtarët e federatës portugeze për të folur për mundësinë për ta udhëhequr Portugalinë, pas largimit të Fernando Santos.
Gjithsesi, ai zgjodhi të vazhdojë me Romën dhe është rrugës që të fitojë trofeun e dytë në Ligën e Evropës, pasi që e fitoi Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.
Mourinho mund të marrë vendim për të ardhmen e tij në verë, e tani po përgatitet për ndeshjen në Serie A kundër Torinos të shtunën./Orselina Lazraj/
