Partnerja e Theo Hernandezit e rrezikon jetën e vet për ta mbrojtur të birin nga plaçkitësit
Zoe Cristofoli, partnerja e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, ka falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre pasi u përball me hajdutët që hynë në shtëpinë e tyre, teksa ka treguar se ka rrezikuar jetën e vet për ta mbrojtur të birin nga plaçkitësit.
Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje kur Theo Hernandez ishte larg shtëpisë me shokët e tij të skuadrës, kështu që ai u tmerrua kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur në mungesë të tij.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të shumta. Faleminderit që shqetësoheni për ne”, ka shkruar Zoe në Instagram Stories.
“Mendoj se kemi kaluar përvojën më të keqe të jetës sonë. Sot ndihemi më mirë. Ishte veçanërisht e tmerrshme sepse ishte e pamundur të thërrisje për ndihmë. Ishte një makth.
“Si çdo nënë, unë bëra gjithçka që munda për të mbrojtur djalin tim, madje duke bërë gabimin duke vënë në rrezik jetën time. Por ne jemi këtu sot dhe kjo është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi.
“Faleminderit Zotit që të gjithë jemi mirë... Nuk kam menduar për asnjë sekondë për grabitjen, vetëm shpresoj që këta njerëz të paguajnë për veprimet e tyre të dhunshme.
“Do të marr kohën e nevojshme për t’u rikuperuar, megjithëse është e drejtë t'i rikthehem një jete normale. Faleminderit të gjithëve.”

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Zoe Cristofoli ishte në shtëpi me djalin e saj gjashtë muajsh, një dado dhe një kuzhiniere kur banda hyri në shtëpi.

Ajo u përball me një grup prej katër hajdutësh me kapuç, të cilët e kërcënuan me armë.
Ata e kapën nga krahu dhe e detyruan t'u tregonte se ku ishte kasaforta përpara se të largoheshin me sende me vlerë.
Policia italiane po heton me pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerave private të sigurisë rreth pronës së yllit të Milanit.
