Pamje: Trent Alexander-Arnold gozhdohet për paraqitjen katastrofë kundër Napolit
Trent Alexander-Arnold është gozhduar për mungesën e dëshirës dhe vullnetit që shfaqi në njërën prej paraqitjeve të tij më të dobëta, në disfatën tronditëse 4:1 të Liverpoolit kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Jurgen Kloppit u shkatërrua nga klubi italian të mërkurën mbrëma, mbrojtja e të cilës dështoi plotësisht duke i pranuar tri gola vetëm në pjesën e parë.
Napoli e çoi në 4:0 rezultatin menjëherë në pjesën e dytë, para se Luis Diaz ta shënonte golin e vetëm, i cili vlejti vetëm si ngushëllim për të kuqtë në një natë tejet zhgënjyese.

Klopp do të ketë shqetësime të mëdha për mbrojtjen, veçanërisht për mbrojtësin e djathtë anglez Alexander-Arnold dhe qendërmbrojtësin Joe Gomez, të cilët luajtën tejet dobët në Napoli.
Alexander-Arnold u kritikua më së shumti, sidomos nga dy ish-futbollistët anglezë Robbie Fowler dhe Rio Ferdinand.
Në dy prej golave të Napolit në pjesën e parë, Alexander-Arnold nuk e çau kokën fare për t’i ndihmuar skuadrës për t’u mbrojtur.
Trent cannot be a real person pic.twitter.com/TYnTw9dVf9
— Free 8 (@unorthodoxcam_) September 7, 2022
Ai nuk e ndoqi kundërshtarin pasi u driblua e as topin te goli i parë. Ndërsa të goli i dytë, 23-vjeçari vetëm shikoi si spektator brenda zonës derisa lojtarët e Napolit e futën topin në rrjetën e portës së tij.
Trent what are you doing pic.twitter.com/Vr7AgYAoEX
— DSK (@0161Darren) September 7, 2022
“Çfarë mund të them është se nuk mund ta vësh në pikëpyetje dëshirën e këtij ekipi në vitet e fundit, por sonte mundesh”, tha Fowler, ish-yll i Liverpoolit.
“Vetëm shikojeni mungesën e dëshirës nga Trent. Nuk mund ta kritikosh që shkon përpara, por mund ta gozhdosh sepse nuk po e tregon dëshirën e njëjtë edhe për t’u mbrojtur dhe për t’u kthyer në mbrojtje kur shkon përpara dhe kjo është gabim”, shtoi ai.
Ferdinand ishte po aq i zëshëm në kritikat e tij kundër mbrojtësit anësor.
“Si trajner apo lojtar nuk mund ta pranosh mungesën e dëshirës dhe përkushtimit, kur lojtari nuk vrapon apo nuk kthehet për të ndihmuar mbrapa”, tha Ferdinand.