Pamje: Tifozët e Hamburgut e pushtojnë fushën për ta festuar promovimin që s’ndodhi, mbesin zemërthyer
Kur gjyqtari i ra bilbilit për ta konfirmuar fitoren 1:0 kundër Sanhausenit, Hamburgu mendoi se sapo e kishte vulosur rikthimin në Bundesligë pas pesë viteve të gjata të kaluara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Tifozët e zjarrtë të klubit, që ëndërronin vazhdimin e jetës në elitë sezonin e ardhshëm, e pushtuan fushën nga ngazëllimi sepse besonin se e kishin siguruar vendin e dytë në Bundesliga 2. dhe kalimin automatik në ligën elitare.
Rivali Heidenheim, që kishte një pikë më shumë para ndeshjes së fundit sezonale, po humbte 2:1 kundër Jahn Regensburgut në udhëtim deri në çastet e fundit të kohës shtesë, që nënkuptonte se as një gol i barazimit në çastet e fundit nuk do t’i mjaftonte për ta mbajtur vendin e dytë.
Derisa tifozët e Hamburgut përqafuan njëri-tjetrin në fushë dhe lëshuan fishekzjarrët, fatkeqësia goditi për ta.
Heidenheim bëri një rikthim të paparë, duke i shënuar dy gola në gjashtë minutat e fundit të kohës shtesë për t’ua thyer zemrën tifozëve të Hamburgut.
A pitch invasion happens after Hamburg fans thought they had automatically won promotion to the Bundesliga
— World Soccer Talk (@worldsoccertalk) May 28, 2023
But in the other game, Heidenheim scored 2 goals in injury time to win the league & push #hsv into a Bundesliga playoff slot 🫢pic.twitter.com/nTQ6cr9Pe4
Kjo nuk ishte e gjitha nga drama në Bundesliga 2. këtë fundjavë, pasi lideri Darmstadt pësoi disfatë 4:0 kundër Furth, duke bërë që Heidenheim jo vetëm që siguroi promovimin në çastet e fundit, por edhe u shpall kampion në kategorinë e dytë duke zënë vendin e parë.
Ky ishte një përfundim i paparë i sezonit në këtë kategori, pas të cilit tifozët e Hamburgut mbeten me zemër të thyer në Sandhausen.