Pamje: Shkëlqen Ronaldo, kompleton het-trikun e parë me Al-Nassr
Cristiano Ronaldo po shkëlqen në mbrëmjen e sotme. Ai realizoi edhe golin e tretë kundër Al-Wendas, duke kompletuar het-trikun e parë personal me skuadrën e re.
Pasi shënoi dy gola në pjesë të parë, Cristiano Ronaldo e shënoi edhe një tjetër, për ta kompletuar kështu het-trikun e parë në kampionatin saudit.
Në minutën e 53-të yllit portugez u tregua i saktë nga pika e bardhë, edhe pse portieri ia lexoi kahjen e goditjes. Ky është goli i katërt i Ronaldos në kampionatin saudit. Golin e parë e shënoi javën e kaluar (VIDEO).