Pamje: Serbi Dusan Tadic tallet me lojtarin turk që bëri iftar në fushë
Anësori serb i Ajaxit, Dusan Tadic, ka provokuar në formë tallje mesfushorin turk të Feyenoord, Orkun Kukcu, me mënyrën se si ky i fundit bëri iftar në fushë gjatë përballjes.
Të dy lojtarët mysliman të skuadrës holandeze, kapiteni Kokcu dhe Oussama Idrissi nga Maroku erdhën te vija anësore për të bërë iftar me hurma, afër 30 minuta pasi filloi takimi.
Në të njëjtën kohë, lojtarët tjerë të Feyenoord pinin ujë, ndërsa ndeshja u ndal për pak çaste.
Në pjesën e dytë, Tadic rrëzoi në tok Kukcun me një ndërhyrje të palejueshme dhe pas një tensioni, futbollisti serb bëri gjeste me dorë për të tallur agjërimin e lojtarit turk.
Feyenoord - Ajax derbisinde milli oyuncumuz Orkun Kökçü ve Dusan Tadic arasında yaşanan olay sonrası saha karıştı.
— EHA MEDYA (@eha_medya) April 6, 2023
▪️Dusan Tadic, Orkun Kökçü ile yaşadığı tartışma sırasında saha içinde oruç açmasıyla dalga geçer nitelikte hareketlerde bulundu.pic.twitter.com/WtjNZ1fQdK
22-vjeçari që përfaqëson Turqinë u pa i pakënaqur me gjestet e serbit, teksa kërkonte shpjegim edhe nga gjyqtari i takimit.
Ajax vizitoi Feyenoordin në ndeshjen në kuadër të Kupës së Holandës, përkatësisht në gjysmëfinale, ku mysafirët triumfuan me rezultat 2:1, për të shkuar në finale.