Pamje: Rrahje brutale mes tifozëve para finales së Ligës së Konferencës - NACIONALE

Pamje: Rrahje brutale mes tifozëve para finales së Ligës së Konferencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët ultras të Fiorentinës i kanë sulmuar tifozët e West Hamit në Pragë, pak orë para fillimit të finales së Ligës së Konferencës mes këtyre dy ekipeve.

Video të publikuara në rrjetet sociale shfaqin tifozët duke u përleshur me karrige në një kafene dhe disa të tjerë duke ikur nëpër rrugë.

Sky Sports raporton se më shumë se 30 persona janë arrestuar gjatë përleshjes në kryeqytetin çek.

Raportohet se një grup i tifozëve të West Hamit u sulmuan nga një grup burrash të veshur zi. Policia lokale kishte ndërhyrë për t’i ndarë ata.

BBC-ja raportoi se tre perona u lënduan në kafene, e cila ndodhet në rrugën “Rytirska”, ndërsa një oficer i policisë u sulmua.

Njëri nga të lënduarit është transferuar në një spital lokal, ndërsa dy të tjerët janë mjekuar në skenë.

Lajme të ngjashme