Pamje: Ronaldo ndan një përfaqim të ngrohtë me tifozin, festojnë së bashku me ‘SIUUU’
Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka bërë një gjest shumë të bukur në ndeshjen ku kombëtarja e tij fitoi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 3:0. Ai përqafoi ngrohtësisht një tifoz që hyri në fushë, e më pastaj të dy bënë festën e njohur të 38-vjeçarit ‘SIUUUUU’.
Ronaldo, i cili është në përfundim të karrierës ndërkombëtare, bëri paraqitjen e 199-të tij sot, duke zhvilluar një ndeshje me minuta të plota.
Portugalia shënoi fitore të lehtë 3:0 me dy gola të Brunos dhe një të Bernardos, për të mbajtur pozitën e parë në grupin J, me Ronaldon që bëri paraqitje të mirë por nuk arriti të shënonte.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë edhe pse nuk shënoi, arriti të bëhej faktor në Estadio da Luz të Benficës, kur tifozi që hyri në fushë iu shmang të gjithë protokollit të sigurisë për ta përqafuar Ronaldon, i cili e pranoi shumë mirë, madje të dy së bashku festuan me ‘SIUUUU’, festa e njohur e 38-vjeçarit.
A pitch invader with Ronaldo. 😍😂pic.twitter.com/PBwkxcV3tP
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 17, 2023