Pamje: Ronaldo konfirmohet kapiten i yjeve të Arabisë Saudite në ndeshjen kundër PSG-së së Messit - NACIONALE

Pamje: Ronaldo konfirmohet kapiten i yjeve të Arabisë Saudite në ndeshjen kundër PSG-së së Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është konfirmuar si kapiten i yjeve të Arabisë Saudite, në ndeshjen miqësore që ata do ta zhvillojnë kundër Paris Saint-Germain të Lionel Messit më 19 janar.

Përpara miqësores kundër kampionit në fuqi të Francës, Paris Saint-Germain në Riad të Arabisë Saudite, të enjten, Cristiano Ronaldo duket se është konfirmuar si kapiten i 11-shes së yjeve saudite që do të dalë në fushë, i përbërë nga një përzierje lojtarësh nga dy skuadrat më të mëdha atje, Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Lajmi u konfirmua në një postim në Twitter nga llogaria e Turki Al-Sheikh, kryetari aktual i autoritetit të përgjithshëm për argëtim të Arabisë Saudite, ku ishte bashkangjitur një video që tregonte pesë herë fituesin e Topit të Artë duke marrë shiritin dhe bluzën e tij për miqësoren e së enjtes.

Ndeshja miqësore e së enjtes do të jetë hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të përballen që kur 37-vjeçari u largua nga futbolli evropian për në Lindjen e Mesme, dhe për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2020, kur Ronaldo ishte në anën fituese pasi Juventusi e mposhti Barcelonën 3:0 në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo Al Nassr training 2022-23

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025, që do të thotë se miqësorja e së enjtes mund të jetë hera e fundit që ai dhe Messi përballen me njëri-tjetrin. Kjo vetëm nëse Al-Hilal nuk është në gjendje ta tundojë Messin për një transferim në Arabinë Saudite.

Lionel Messi PSG 2022-23

Ronaldo ende nuk ka debutuar për skuadrën e tij të re, kjo për shkak të një dënimi që ka pasur nga Premierliga dhe kjo do të jetë ndeshja e parë që nga Botërori për të.

Lajme të ngjashme