Pamje: Ronaldo i nervozuar i hedh ujë kameramanit pas barazimit të Al Nassr me Al Shabab
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u pa shumë i nervozuar pas ndeshjes dje në Kupën e Kampionëve të klubeve arabe, ku pas barazimit të Al Nassr me Al Shabab, ai e gjuajti me ujë kameramanin.
Si zakonisht, të gjithë kamerat e ndoqën 38-vjeçarin portugez teksa ai doli nga fusha në fund të barazimit me Al Shabab. Ronaldo eci në mes të fushës, rrëmbeu një shishe me ujë, piu një gllënjkë dhe më pas u ndje i bezdisur nga prania e kameramanit në afërsi, duke spërkatur pak nga uji në drejtim të tyre dhe duke bërë me shenjë që ta linin të qetë.
🎥 | مغادرة كريستيانو رونالدو قائد فريق #النصر أرضية الملعب بعد المواجهة "غير راض"، ويطلب من المصور إبعاد الكاميرا عنه. #كأس_الملك_سلمان_للاندية pic.twitter.com/4R2xoB7la7
— الشرق الأوسط - رياضة (@aawsat_spt) July 28, 2023
Mbetet për t'u parë nëse Ronaldo do të përballet me ndonjë dënim për veprimet e tij, por video tashmë është bërë viral dhe nuk ka gjasa të jetë diçka e mirë për imazhin e tij. Nuk është hera e parë që ai lejon që zhgënjimet e tij të shprehen në gjeste të pahijshme pas rezultateve të dobëta me Al Nassr. Ai ka shtyrë më parë një trajner të kundërshtarit dhe ka goditur bankën rezervë.
Pas barazimit pa gola me Al Shabab, Ronaldo do të shpresojë të rikthehet mes golave në ndeshjen e radhës të Al Nassr, kundër Monastirit të hënën.