Pamje: Rrahje masive në një ndeshje miqësore në Spanjë mes ekipeve të mëdha - NACIONALE

Pamje: Rrahje masive në një ndeshje miqësore në Spanjë mes ekipeve të mëdha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje masive ishte shkaku i ndërprerjes së miqësores ndërmjet skuadrës skoceze Heart of Midlothian dhe asaj spanjolle Almerias.

Skuadra e Premiershipit skocez ishte në Malaga duke u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit që fillon më 17 dhjetor, dhe në kuadër të kësaj zhvilloi miqësore me skuadrën që bënë garë në elitën e futbollit spanjoll.

Hearts ishin duke humbur 1:0 ndaj klubit spanjoll kur shpërtheu një 'zënkë' mes dy grupeve të lojtarëve.

The chaotic scenes broke out at the end of the first half between Hearts and Almeria

Pamjet e postuara në Twitter tregojnë goditje me grushte dhe shumë shtytje.

Më pas reagoi gjyqtari i takimit, i cili shpërndau kartonët e kuq për Alex Cochrane nga Hearts dhe Rodrigo Ely nga Almeria.

Trajneri i Hearts, Robbie Neilson më pas i çoi lojtarët e tij jashtë fushës pas incidentit dhe ndeshja më pas u braktis për të mos vazhduar më.

Duke postuar një mesazh në Twitter, klubi i Premiershipit skocez tha: “Pas grindjeve mes dy grupeve të lojtarëve, është marrë vendimi për të ndërprerë ndeshjen.

Robbie Neilson do të flasë së shpejti me Hearts TV."

Hearts aktualisht është e pesta në Premiershipin Skocez, por ka pasur një makth në udhëtimin e tyre në messezon në Spanjë.

Të premten, ata humbën 4-0 nga skuadra e Championship, Blackburn, dhe tani e panë ndeshjen e tyre me Almerian të braktisur.

Lajme të ngjashme